Rregullat e përdorimit

Përmbajtje ofenduese

Një njoftim konsiderohet ofendues nëse posedon:

  • Përmbajtje të papërshtatshme drejtuar grupeve etnike, personave privat ose figurave publike.
  • Përdorim ofendues të emrave historik të grupeve etnike.
  • Fotografi dhe videoklipe me përmbajtje ofenduese.

Të dhënat personale

Përtëgjithë përpiqet t’i mbrojë të dhënat  tuaja personale dhe të parandaloj keqpërdorimet e të dhënave që pranohen nga konsumatorët, por ne nuk mund të garantojmë se masat tona mbrojtëse do t’i ndalojnë palët e treta nga mbledhja e paligjshme e të dhënave personale.

Politikat e privatësisë të publikuara në këtë faqe të internetit janë të bazuara në ligjin për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Republikën e Shqipërisë”. Një kopje e ligjit mund të shkarkohet në formatin pdf nga faqja e internetit të Drejtorisë për Mbrojtjen e Të Dhënave Personale në Republikën e Shqipërisë.

Përgjegjësia

Përtëgjithë  nuk është përgjegjëse për natyrën e produktit apo shërbimit të njoftuar. Kjo përgjegjësi i takon vetëm shitësit ose blerësit.